Qytetarët po protestojnë kundër projektligjit të qeverisë për Parkun Kombëtar të Butrintit, teksa në Kuvend pritet votimi i këtij ligji.

Protestuesit iu kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë pr.ligj, pasi sipas tyre, nëse votojnë ata do të futen në histori si deputetë të tradhtisë kombëtare.

Eksperti: Ne do ta çojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Dihet që ligji do të votohet. Fjalia e vetme që kemi dëgjuar është që “do bëhet si themi ne, se ne e dimë çfarë bëjmë”. Ne që jemi specialistë nuk e dimë çfarë do bëhet, ata e dinë. Ishte skandal që nuk na lanë të shkojmë në Kuvend. Kjo është mall tregu, nëse kalohet në Komisionin Ekonomik. Të gjitha ndërtimet që do të bëhen atje, kazinotë, restorantet, diskot, etj, bëhen me lekët e popullit. Shteti do fusë tërë lekët që ka mbledhur këtë kohë nga Butrinti. Me një fjalë këtu kemi të bëjmë me një akt më skandaloz, që mund të ekzistojë.

Shteti merr përsipër që për çdo dëmtim që mund të ketë, do ta shpërblejë. Ka 3 milionë dollarë që fitohen nga vizitorët dhe nuk dihet nga shkojnë nga ato gropat e pushtetit. Janë 3 milionë dollarë që nuk futen në përdorim, ngaqë futen në gropat e qeverisë. Me këtë që bëjnë këta, me dyfishimin e çmimit të biletës, fitimet e tyre janë minimumi, gjatë 10 viteve, 100-150 milionë dollarë. Këto lekë do t’i shkojnë këtij fondacioni hajdut, që do të vjedhë 150 milionë nga lekët e popullit. Dhe kjo nuk ndalet, do të vazhdojë, derisa në fund ne nuk do të kemi më Ministri Kulture, por një fondacion.

Protestuesi: Kjo është një çështje e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Banorët nuk pyeten fare, madje as ata që banojnë aty dhe preken direkt. Po krijohet një precedentë i rrezikshëm i privatizimit apo kthimit në mall të trashëgimisë sonë kulturore. Ne duam që ky park të menaxhohet nën frymën e UNESCO dhe të Kushtetutës. Ndaj i bëjmë thirrje deputetëve sot që të votojnë kundër ligjit. Mendoj se ka deputetë sot që do t’i thërrasin koshiencës, ndryshe do hyjnë në histori si deputetë të tradhtisë kombëtare. Ne jemi këtu për të shpëtuar kombin nga shteti, e kuptoni se në ç’derexhe kemi arritur? Kjo maxhorancë është një repart ushtarak, ata deputetët marrin urdhër nga bosi i tyre politik. Që këtu ka degraduar gjithë koncepti mbi politikën.

Eksperti: E vetmja rrugë në fund fare do të ngelet vetëm të bëhemi si Sri Lanka, asgjë tjetër.

C562ab68 308f 4c70 B1c3 A3d06568a1c8
C562ab68 308f 4c70 B1c3 A3d06568a1c8
6dd7ac8e Ec1b 4979 8a59 41fa559b44fc
6dd7ac8e Ec1b 4979 8a59 41fa559b44fc
Fea94451 6a15 46f3 889b 40c1119b7fc4
Fea94451 6a15 46f3 889b 40c1119b7fc4

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb