Fshatrat Borizanë, Bubq dhe Rrënxë e Krujës, janë të prekura nga tërmeti, ku qindra shtëpi janë dëmtuar dhe mijëra banorë, mes tyre fëmijë të mitur dhe të moshuar të sëmurë, qëndrojnë prej më shumë se një jave jashtë në të ftohtë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot me banorët e këtyre fshatrave sipas të cilëve askush nga shteti ose bashkia nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet apo për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, ngrohje, veshmbathje për fëmijët dhe të moshuarit e sëmurë.

Një banor i dëmtuar thotë se kryetari i PD Lulzim Basha është i pari që i ka vizituar që pas fatkeqësisë që u ka ndodhur një javë më parë.

“Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë ata, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator.

Një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në tërmetin shkatërrues të 26 nentorit nuk pati dëme në njerëz.

Kryetari Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet.

“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha.

Në Bubq dhe Rrënxë të Krujës kryesisht shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe baltë janë krejtësisht të pabanueshme. Zona përtej varfërisë vuan tani edhe mungesën e një strehe të sigurt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetari Lulzim Basha i cili prej çastit të parë të tragjedisë së 26 nëntorit vijon të shohë nga afër situatën e banorëve të dëmtuar nga tërmeti, qëndroi në qendrën e ndihmave në Bubq ku është ngritur shtabi vullnetar për të shërbyer me ushqime, ilaçe, veshje, ngrohje dhe mjek.

Aulon Kalaja së bashku me dhjetëra të rinj punojnë çdo ditë për t’i shërbyer banorëve në nevojë tërësisht vullnetarisht.

“E bëj me gjithë zemër”, theksoi një e re e cila ndihmonte në ndarjen e ushqimeve.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë interesim apo garanci nga shteti se ku do të strehohen gjatë dimrit, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe në qiell të hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb