Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka gjatë një interviste dhënë për “News 24” deklaroi se duhet bërë gjithcka që ekonomia të mos shkojë në kolaps.

Jaka theksoi se koronavirusi ka dëmtuar sipërmarrjen, duke vlerësuar se duhen gjetur mekanizmat për ringritje të biznesit.

“Procedura e marrjes së kredive, e vështirë. Garancia sovrane nuk ka nevojë për kolateral. Kërkesat tona i kemi parashtruar. Mendoj se guvernatori ka informacion të saktë për ekonominë tonë. Banka po zvarrit sipërmarrjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kompanitë, që t’i mos i lëmë të shkojnë në gjendje të keqe.

Ata nuk duhet që të shkojnë asesi në falimentim. Do të bëjmë gjithcka që ekonomia të mos shkojë në kolaps. Nuk duhet shkatërruar kurrsesi sipërmarrja e lirë, por duhet inkurajuar e unë shpresoj se sa të mbarojë pandemia, gjithcka do i kthehet normalitetit”, tha Jaka.

  Për ta kuptuar më qartë situatën aktuale në vend në lidhej me këtë problematikë që ngrenë dhe bizneset, do të kem një komunikim të drejtpërdrejtë me zotin Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës. Përshëndetje zoti Jaka, faleminderit për këtë komunikim sëbashku. Si do ta vlerësoni ju situatën, keni patur shqetësime nga bizneset kohët e fundit në lidhje me mos lëvrimin e kredisë për pagat e punonjësve? Vërtetë kanë dy muaj punonjësit e këtyre bizneseve pa u paguar?

Nikolin Jaka: Atëherë edhe dhoma e tregëtisë dhe ekspertë te saj e kanë ndjekur me shumë kujdes qasjen që bankat po kalojnë me sipërmarrjen private në rolin e kredi marrjes gjithmonë kur kemi të bëjmë me fondin e pagave, pra është një instrument i ofruar nga qeveria shqiptare nëpërmjet bankave të nivelit të dytë dhe që akoma nuk po impelementohet nga sistemi i bankave të nivelit të dytë duke pretenduar që e para është aplikimi i interesit 2.85%, pra në përgjithësi shumica e bankave e çojnë në maksimum atë që lejon edhe marrëveshja që ata kanë me  ministrinë e financave dhe pjesa tjetër është pjesa proceduriale të cilat e rëndojnë bashkëpunimin dhe nënshkrimin e kontratave me sipërmarrjet sepse fusin duke përfshirë edhe në kontratë dorëzanës,  dhe procedurat e tjera që e kanë bërë pothuajse të vështirë procedurën e marrjes së kredive për fondin e pagave.

Pra ka një ngërç në marrëveshjen me bankat që lidhi qeveria shqiptare kur njoftoi këto dy masa për ta ndihmuar biznesit në vend? Duhet riparë kjo marrëveshje po thoni zoti Jaka?

Nikolin Jaka: Ajo që është e rëndësishme është që bankat duhet të jenë të qarta nëse ky fond garancie është për tu implementuar me interesa apo pa interesa. Nga komunikimi që unë kam pasur me përfaqësuesit e qeverisë thuhet që është pa interea, pra me interes 0. ndërkohë që sistemi bankar nuk aplikon interesin 0, aplikon interesin 2.85% pothuajse përafërt me kredinë tregtare dhe aq më tepër që nuk e merr në bazë kolateralin e vendosur si garanci sovrane.

Pra çfarë thotë banka? Pse nuk e jep kredinë, cili është argumenti që jep?

Nikolin Jaka: Atëherë, banka aplikon interesin 2.85% në shumicën e rasteve që sipërmarrja i është drejtuar për të marrë financim për fondin e pagave dhe nga ana tjetër, kërkon dhe dorëzanës, pra do të thotë që një garanci financiare duke përfshirë dhe garancia sovrane, nuk ka nevojë as për kolateral, as për dorëzani. Në rastin  konkret banka kërkon që të ketë dorëzani nga administratorët dhe pronarët e kompanive

Këto detaje që ju po na bëni me dije, a janë parashikuar në marrëveshjen që lidhi qeveria shqiptare me bankat apo

Nikolin Jaka: Qeveria shqiptare i ka të parashikuar, është vetëm pjesa  e aksioneve ku normalisht nga bizneset është pranuar sepse ka dhe artifica të cilat rregullohen gjatë rrugës por pjesa e dorëzanisë nuk është  e parashikuar tek marrëveshja e qeverisë pra qeveria ka hyrë garant që kjo është një garanci sovrane që në rastin  final kur kemi dështim të likuidimit të kredisë, garancia sovrane hyn në fuqi dhe banka është e sigurt nga pjesa e mbulimit  financiar dhe çdo artificë tjetër duke mos legjitimuar këtë do të thotë që banka ka artifica që sillet në mënyrë të qëllimshëm po zvarrit sipërmarrjen për ta detyruar që të marrë kredi tregtare se 2.85% është kredi tregtare nuk është kredi pagash.

E kuptoj, pra këto janë elementë që i nxjerr rrugës banka, nuk janë pjesë e marrëveshjes?

Nikolin Jaka: Këto janë elementë që dalin gjatë rrugës së komunikimit që sipërmarrja ka ndërkohë që mund të ketë dhe elementë të tjerë. Kemi pasur ankesa të cilat edhe nuk janë marrë parasysh fare kërkesa për kreditim, ndërkohë që nga ana tjetër unë besoj që duhet falënderuar dhe sipërmarrja private që po aplikon për kredi për fondin e pagave. Ky është një vlerësim sepse kur një sipërmarrje aplikon për të marrë kredi për të likuiduar pagat do të thotë që po sakrifikon në maksimum ekzistencën e saj.

Ju ia keni parashtruar këto shqetësime qeverisë shqiptare?

Ne i kemi parashtruar sipas ministrie përgjegjëse e na është thënë që shumë shpejt bankat do reflektojnë për problematikën që kanë hasur deri tani sipërmarrjet. Shpresojmë të ndodhi.

E kuptoj. Ndërkohë për sa i përket shtyrjes së kredisë, u hodh ideja dje se mund të rishikohet nga zoti Gent Sejko, nga 3 muaj mund të shkojë në 6 muaj. Do të ishte e mjaftueshëm për ju apo do të donit më shumë muaj?

Nikolin Jaka: Është për tu vlerësuar iniciativa. Jam i bindur që guvernatori e ndjen situatën dhe ka informacionin e saktë për situatën ekonomike në Shqipëri. Ngërçi ku ka ngelur sipërmarrja private aktualisht normalisht që ka nevojë për një shtyrje tjetër të afatit të pezullimit të kredive dhe nga ana tjetër është si do të kthehet normaliteti ekonomik.

Si e vlerësoni apo si e komentoni alarmin e garat ndërkohë nga Banka Botërore se pasojat e Covid-19 në Shqipëri do të jenë shkatërrimtare, sidomos për vendet e punës?

Nikolin Jaka: Ky është një sinjal që e kemi dhënë që në fillim me prononcimet tona, ,pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kompanitë që ti mbajmë në statusin e stand-by që të mos i lëmë të kalojnë në recension apo në një kolaps të plotë, por nga ana tjetër unë të garantoj që sipërmarrja private është e përgatitur që të sakrifikoje çdo gjë në mënyrë që mos shkojë drejt falimentit. Ne kemi kërkuar e vazhdojmë ta kërkojmë që duhet të ulemi e të kemi një dialog permanent me qeverinë, me ekspertët në mënyrë që të shohim kush janë skenarët për të normalizuar dhe për të pamundësuar kolapsin e ekonomisë dhe të sipërmarrjes private. Kemi propozuar dhe një platformë me rreth 18 pika, një grup profesionistësh dhe shoqatash ku themi të gjithë skenarët dhe çfarë platforme duhet të ndiqet në mënyrë që ne të arrijmë e të mundësojmë që mos kemi kolapsin e madh apo shkatërrimin e sipërmarrjes private se për hir të  vërtetës sipërmarrja private në Shqipëri vazhdon të jetë e brishtë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb