Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka treguar se si opozita do i luftojë oligarkët në rast se do të vijë në qeveri.

Bozdo thotë se do të bëhet një pakt me termin oligark, që nuk do të nënkuptojë vetëm ‘klasikët’, por të gjithë ata që kontrollojnë nëpërmjet qeverisë tregun, tregtinë, ekonominë dhe varfërinë.

Ai thotë se opozita është i destinuar t’i japë fund marrëdhënies me ta në qeveri pasi ndryshe PD nuk qeveris dot.

 

‘’Këta persona kanë ekzistuar gjithmonë, fakti është çfarë i ka ofruar njeriu në pushtet, çfarë autostrade. Pavarësisht sa komplekse, opozita është e destinuar t’i japë marrëdhënies, ndryshe nuk qeveris dot.

Oligarkitë nën pektin e demokracive funksionale janë sistemet më të vështira për t’u përmbysur. Nesër Basha kryeministër dhe ministri i financave nuk e kanë në dorë. 140 mln euro këtë vit në pandemi vetëm për kontratat koncesionare.

Do bëjmë një pakt me termin oligark. Do jenë ata që kanë kapur tregun, duke kontrolluar, tregtinë, varfërinë, ekonominë. Këtu njerëzit po varfërohen, është një skenar që varfëria të çon në shtypje, përderisa njerëzit ikin nga Shqipëria i kemi nënkuptuar të gjitha. Oligarkë nënkuptojmë korrupsionin.

Kemi 3 vite që i denoncojmë. Nuk ka një rast ku nuk është bërë një denoncim me emër e mbiemër. E kemi bërë në mënyrë periodike. Basha ka dhënë një premtim.’’- tha Bozdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb