Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur sot nga foltorja e Kuvendit në lidhje me Portin e Durrësit.

Mes të tjerash ajo tha se nëse nuk ndërtohet projekti i portit, transporti i mallrave do kryhet me dron, duke qenë se porti aktual do prishet.

“A do ndërtohet projekti, edhe po nuk e ndërtoi siç çuam satelitet në qiell do bëjmë transport mallrash me dron.

Në pikën e fundit që do ndalem para se të shkoj tek financimi, mendimi qytetar. Mednimin nuk e përfillim sidomos kur kemi një pushtet vendor një partiak. A janë pyetur qytetarët e Durrësit apo vetëm oligarkët?

Jo më larg por para 2 orësh një laborator kokaine u kap. Ky nuk është i vetmi që kapet dhe vijon të punojnë laboratorë të tjerë, kontejnerët e frutave ekzoktikë sjellin drogë shpresoj mos jetë financim i kartelit të drogës që vijnë të pastrojnë paratë e të justifikojnë premtimin që globali ynë i ka dhënë për Amnistinë Fiskale”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb