Pavarësisht tragjedisë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ku tërmeti mori 51 jetë njerëzish, ka pasur persona që kanë tentuar të përfitojnë nga këto ditë të dhmbshme.

Një rast i tillë abuzimi është evidentuar dhe goditur në Durrës, ku në pranga ka rënë një 49-vjeçar, i cili ka mashtruar një qytetar, duke i kërkuar një shumë lekesh për të blerë ndihma ushqimore për të prekurit nga tërmeti. Bëhet fjalë për shtetasin Arben Musliaj, banues në Tiranë.

Ky shtetas akuzohet se duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F., banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë. Burime policore thanë se shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

“Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policis.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb