Një ekip i Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Komunës Konyaaltı humbi rrugën në distriktin Payamburnu të rrethit Göksun të Kahramanmaraş, i goditur nga tërmeti dhe ndoqi një qenin që u doli përpara duke arritur më pas në fshatin që priste ndihmë.

Pas dy tërmeteve të mëdha në Kahramanmaraş, të cilët tronditën Turqinë dhe prekën 10 provinca, numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet dita-ditës dhe në disa pika vijojnë kërkimet. Por ndërkohë vazhdon puna e ekipeve që tentojnë të dërgojnë ndihma në zonat e prekura nga tërmeti. Ekipet e Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Bashkisë Konyaaltı po përpiqeshin të arrini në fshatrat e rrethit Göksun të Kahramanmaraş, të cilat ndodhen në zonat me dëborë dhe transporti është i vështirë.

Ekipi u nis për të shkuar në lagjen Payamburnu, ku nuk arritën dot për shkak të dëborës dhe shkëmbinjve të rënë në rrugë pas njoftimit që morën dje.

Ekipi mori një rrugë alternative për të mbërritur në zonën që kishte nevojë për ndihmë, por pas pak humbi në borë. Një qen u doli përpara dhe filloi të vraponte. Duke ndjekur qenin për rreth 5 kilometra në rrugën e mbuluar me borë, ekipi më në fund arriti në distriktin Payamburnu. Ekipi plotësuan nevojat urgjente në rajonin ku ndihma nuk kishte arritur më parë.

Turqi Ekipet
Turqi Ekipet

Punonjësit e mbrojtjes civile që ndoqën qenin i regjistruan këto momente me celular. “Ai po na çon në fshat. Ne kemi një qen të vogël që na drejton. Njerëzit që ishin bllokuar ndoshta i dërguan qentë e tyre si mjetin e fundit dhe ne humbëm rrugën. Kur e pamë qenin, filluam ta ndiqnim, shpresoj se do të na çojë në fshat”, dëgjoheshin ata në video.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb