TIRANË

Nëntë deputetë të Kuvendit të Republikës kanë bërë një kërkesë, përmes së cilës kërkojnë mbajtjen e një seance dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kreu i këtij institucioni, Helidon Bendo do të thirret në Komisionin e Sigurisë për t’u pyetur  në lidhje me deklaratat e bëra nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Kjo kërkesë e deputetëve vjen pas deklaratave të Presidentit , Ilir Meta, i cili të hënën e kaluar tha se kishte informacione për djegien e Parlamentin me 8 qershor dhe për këtë arsye kishte vendosur të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i Shtetit tha dje para mediave se ky informacion (djegia e Kuvendit) është tërësisht i vërtetë, ndërsa shtoi se me përmbajtjen e tij do të njihet edhe komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar shkeljet e mundshme mbi zhdekretimin e 30 qershorit, datë kjo e cila më pas solli përpalsje mes maxhorancës dhe opozitës. Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj ka siguruar kërkesën që deputetët i drejtuan Shërbimit Informativ Shtetëror.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb