Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan” tha se deklaratat e presidentit Ilir Meta se ka pasur informacion për djegie të parlamentit më 8 qershor, me siguri që nuk janë të kota.

“Unë mendoj se presidenti i Republikës ka pasur informacion se më 8 qershor diçka do të ndodhë. Institucioni i Presidentit funksionon, sigurisht. Nuk besoj se zoti Meta gënjen. Në kohën që Shqipëria digjej, do digjet parlamenti , pra kreu i shtetit ka pasur informacion për diçka”, tha Berisha.

Ai tha se SHISH i çon informacion kryeministrit, por jo edhe presidentit.

Shërbimi Informativ i dërgon raport kryeministrit dhe ia fsheh Presidentit. Shërbimi ka bërë raportin, të saktë dhe me korrektesë dhe i ka dërguar raport tjetër kryeministrit dhe raport tjetër Presidentit. Në qoftë se oficeri dixhital e çon këtë lajm e çon për t’ia bërë publike. I çojnë Presidentit se do të digjet Parlamenti, pavarësisht se më duket lajm i vjetër, por këtë nuk e çojnë që janë me qindra fshatra me parcela masive kanabisi.

Atë raport për djegien e Parlamentit, besoj që Presidenti e ka raportin. Presidenti nuk mund të shpikë një raport të tillë”, tha Berisha.

Sali Berisha theksoi se zgjedhje të drejta e të lira me Edi Ramën nuk mund të ketë. Për Berishën, Rama e ka kthyer vendin në parti-shtet. “Rama ka konceptin e partisë-shtet dhe nuk mund të hyhet në zgjedhje me një njeri që ka këtë koncept. Karta e Kopenhagen përcakton se nuk mund të bëhen fjalë për zgjedhje kur partia që ka pushtetin funksionin si parti-shtet”, deklaroi Berisha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb