Analisti Arian Vasjari i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u shpreh se nuk do të dëshironte që Edi Rama të flasë me personat, apo më keq akoma me të afërmit e viktimave të 26 nëntorit.

Vasjari theksoi se fakti që kryeministri flet me persona që janë në zi, ngre dyshime mbi humanizmin e kreut të qeverisë Rama.

Edi Rama nuk është një njeri politik par exellence, por ëhstë një politikan mediokratik. Rama beson te pushteti absolut i pas-medias. Rama e sheh median si një ushqim që mund t’i garantoj atij pushtetin sa më gjatë. Mua nuk më shqetëson populizmi i Edi Ramës. Mua s’më shqetëson populizmi i tij, por më shqetëson fakti që kryeministri përpiqet që të instrumentalizojë sentimentin, sidomos sentimentin e masës. Ai po tenton ta bëjë në periudhë kaosi a tërmeti e kam idenë se është një karakteristikë të liderëve totalitarë. Rama bën politikën, bën lajmin, por edhe e shpërndan lajmin. Me terma do të thotë se Rama tenton të bëjë demokraci pa ndërmjetësues. Do parapëlqeja një kryeministër që të ndërpriste komunikimin me njerëzit që janë në zi. Është një spekulim që në terma elektoralë dhe po ashtu më ngre pikëpyetje për humanizmin e tij”, u shpreh Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb