Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike, si forca më e madhe opozitare në vend, duke kërkuar që të ketë dakordësi lidhur me transpozimin e ligjeve të Bashkimit Europian.

Duke theksuar se rolin më të madh në procesin e kalimit të kapitujve të integrimit do ta ketë Kuvendi, Balla kërkoi të lihen mënjanë debatet politike të ditës kur vjen fjala te Shqipëria europiane.

FJALA E BALLËS:

Marrëveshja për anëtarësim mund të kërkojë 34 muaj si Letonia por edhe 654 muaj si Bullgaria dhe Rumania. Mund të kërkojë edhe 100 muaj por nga ky moment nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë anëtare e BE. Kjo koha varet nga ne dhe sesi do të dimë ne ta shfrytëzojmë. I propozoj opozitës që për çështjet që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe transpozimin e ligjeve dhe përafrimin e ligjeve ne të kemi dakordësi dhe të mos kompleksohemi nga debati politik i ditës. Në këtë fazë është e rëndësishme të jemi palë. Jo pa qëllim e përmenda Letoninë dhe Sllovakinë që në më pak se tre vite arritën të mbyllin kapitujt.

Ajo që ka rëndësi është që në këto vende në këtë kohë ka pasur dialog politik dhe marrëveshje në të mirë të vendit, shumë vite do të kërkojnë 84 vota që PS nuk i ka. Është momenti që në emër të Shqipërisë europiane, grupi më i madh i opozitës PD duhet të shprehet në favor të bashkëpunimit, nuk është herezi bashkëpunimi me mazhorancën.

Shumë të gatshëm për të nisur menjëherë në seancën e parë për ndryshimin e ligjit për rolin e Kuvendit në proces. Ligji kishte vlerë deri pardje, prej sot është shumë i vjetër për rolin udhëheqës që duhet të luajë Kuvendi në këtë proces. Mendoj që nuk kemi shumë gjëra për të qenë kundër. ajo që ka konsensusin e plotë publik është të bëhemi bashkë për të përfunduar procesin.

Macron propozon komunitet të ri politik jo zhvendosje nga anëtarësimi por afrim i shpejtë i Ballkanit Perëndimor ndërsa Scholz anëtarësim  të vendeve ballkanike brenda 4-5 vitesh.

Meqë sot disa deputetë prekën qasjen e njëjtë të Mbretërisë së Bashkuar pas sanksioneve të vendosura nga DASH dhe ato të Departamentit të Thesarit, jam këtu për të përshëndetur vendimin e fundit të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të luftës globale anti korrupsion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb