Teksa është drejtuar në qytetin e Korçës, për të vijuar me takimet e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me deputetin Damian Gjiknuri.

Rama ka publikuar me anë të një videoje bisedën dhe pyet Gjiknurin për situatën në qytetin e Vlorës, diferencat mes PS dhe rivalëve të tjerë politikë, si edhe për presidentin Ilir Meta.

Biseda:

Edi Rama: Ca bëhet Damian?

Damian Gjiknuri: Ja mirë, fushatë, punë, lëvizje takime.

Edi Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Damian Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe njëherë atë falë, aty e ka lezetin.

Edi Rama: Si shkon andej puna?

Damian Gjiknuri: Mirë e përgjithshmja mirë. Takime, intensitet, njerëzit kuptohet se kanë interes për fushatën, ka edhe problematika, e përgjithshmja mirë. E rëndësishme është që ka pasur fushatë të qetë. Nuk ka probleme, pretendime nga asnjë parti tjetër.


Edi Rama: Po ç’a pretendimesh?

Damian Gjiknuri: Jo, është një fushatë përgjithësisht e qetë.

Edi Rama: Leskua ç’bën Leskua?

Damian Gjiknuri: Po mirë, bën atë punën e tij, secili bën punën e tij, me elektoratin e tij.

Edi Rama: Po ky ka ardhur këndej këto ditë?

Damian Gjiknuri: Presidenti?

Edi Rama: E, presidenti i futbollit ka ardhur?

Damian Gjiknuri: Presidenti vjen se atë punë ka, vjen i maskuar ka atë mënyrën e tij. Në fushatë është, s’del në tribunë, por punon, prapa dyerve.

Edi Rama: Me OFL apo me KÇK, ku të dali?

Damian Gjinkuri: LSI këtu e ka humbur toruan, nuk shoh përfaqësi në Vlorë.

Edi Rama: Me komunitetin çam mirë?

Damian Gjiknuri: Po, po, e mbështesin që PS ka vendosur një kandidat në rrezen e fitores dhe do të përfaqësohen.

Edi Rama: Jo kadidaturë çame po goxha grua.

Damian Gjiknuri: Një mësuese, qytetare e mirë, familje e mirë.

Edi Rama: Fate Vela vijon fushatën edhe ai?

Damian Gjiknuri: Po mbështet PS në çdo takim, deputetët janë mbështetës për fushatën dhe s’kemi asnjë problem tek PS.

Edi Rama: Unë po iki në Korçë, nga Vlora s’më hiqet mendja më është futur edhe Durrësi fort në kokë, por Vlorën e kam të parën.

Damian Gjiknuri: Po Vlorën, nip skele thonë këta, ku do të iki Rama, këtu do e kemi.

Edi Rama: Forca ta bëjmë një tërmet atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb