Teksa vendet e Perëndimit kanë miratuar dërgimin e tankeve dhe mjeteve luftarake në Ukrainë psa thirrjeve të vazhdueshme të presidentit Zelensky, Kremlini nuk ka vonuar të bëjë publik reagimin e tij në lidhje me këtë lëvizje.

Ambasadori i Moskës në Gjermani e përshkroi planin për dërgimin e tankeve Leopard 2 si një “vendim jashtëzakonisht të rrezikshëm”, për të cilin ai thanë se do ta çonte luftën në një “nivel të ri konfrontimi”.

“Gjermania dhe aleatët e saj më të afërt nuk janë të interesuar për një zgjidhje diplomatike, duke qenë të vendosur të përshkallëzojnë dhe të pompojnë regjimin e Kievit me më shumë armë vdekjeprurëse”, tha Sergei Nechaev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: