Genc Fuga prej kohësh është anëtar i Partisë Socialiste. Ai e mori teserën në një nga takimet që transmetoheshin drejtpërdrejt të kryeministrit, jo pa batuta. Kohë më vonë, raporti i tij me PS-në, nuk duket i njëjti.

Fuga, ishte një prej zërave kundërshtarë sa i takon ligjit të ri për artin dhe kalimit të trupës së aktorëve nga godina e TK-së në qendër, tek ambientet e Turbinës. 1 muaj më vonë, ai është kandidat për drejtor i Teatrit Kombëtar, e me gjithë sa më lart, në takimin e ditës së hënë ku artistët qenë thirrur për t’u prezantuar projektin e godinës së re të TK-së, Fuga, nuk u thirr. Në fund të fundit, nuk qenë thirrur as zëra të tjerë kundërshtarë, si Kastriot Çipi apo Arben Derhemi, por Fuga vjen nga partia që ka formuar qeverinë.

I pyetur dje se ç’mendim ka për projektin, ai tha se: “e kam ndjekur prezantimin, nëpërmjet medias, sepse s’kam qenë pjesë e protokollit të kryeministrisë dhe të Ministrisë së Kulturës, për organizimin e këtij takimi. Unë kam 25% probalitet të jem drejtues i teatrit dhe më erdhi keq për këtë mosvëmendje. Projekti mu duk i këndshëm, por mungojnë të gjitha ambientet ndihmëse të një skenë të caktuar“.

Nga ana tjetër, Genc Fuga, shtoi se nuk e dinte se si do ishte qëndrimi i tij si aktor “nisur nga fjalia patjetër me humor e arkitektit kur tha: ne mund të shohim passkenën apo momentin ku aktorët hyjnë në skenë, madje duke parë e përshëndetur ata njerëz që kalojnë në pedonale. Ky sipas meje, është një moment që mbetet intim me aktorin, se lind një karakter“.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/03/14/ekskluzive-do-e-dorezoni-teseren-e-ps-fuga-te-mbaroje-edhe-lufta-e-idealit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: