Një i dënuar për vrasje në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçë ka kërcënuar me jetë Izet Haxhinë, i cili ndodhet te burgu 302 në Tiranë, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, një ngjarje për të cilën ai nuk ka pranuar kurrë fajësinë.

Letra është shkruar nga i dënuar Neim Behari, me origjinë nga Berati, i cili mes rreshtave përmend edhe një emër grek, Nikos Kostancinos, duke pretenduar se ka shtetësi greke, ndërsa thotë se do të vrasë Izet Haxhinë, pasi ky i fundit ka fyer Marsida Xhaferllarin, të cilën thekson se e ka mikeshë.

Letra është bërë publike nga avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri, ku ndër të tjera autori shkruan se është ish-oficer i CIA-s dhe pjesë e mafies Cosa Nostra.

Letra e plote

Izet Haxhia

Kur** unë që po të sjell këtë letër jam tek burgi i Korçës. Ti motërq**r para dy muajsh ke folur edhe për mikeshën time Marsida Xhaferllarin ke thënë gjasme ka bredhur në Turqi me F.K e ke pas fjalën për Fatmir Kajollin nga Fieri. O tropojan motër*** gjatë kësaj kohë unë kam bërë disa verifikime për ty dhe po më del se ti ke shpifur dhe fyer në media mikeshën time Marsida Xhaferllari. Unë jam beratas me origjinë, me shtetësi greke, jam për dy vrasje në burg, më kanë ngelur 2 vjet e 5 muaj. Jam ish-oficeri i CIA, e njëkohësisht anëtar i Cosa Nostras. Unë do të q* motrën ty dhe Idajet Beqirit. Marsida Xhaferllari është mikesha imja, është edhe grua me fëmijë e ty do të q* motrën o tropojan, o kur** se tropojanët i kanë gratë motrat e kur***. Unë për Marsidën të bëj copa edhe mish të pjekur. Këlysh i Ramës në burg do i lësh kocakat.

Koalicioni Ndërkombëtar Anti-terroriste, Sakra Katerina and Cosa Nostra
Gjenerali
Nikos Kostancinos
Neim Behari
Drenovë, Korçë 21 janar 2020

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb