Marina e Zelandës së Re ka kapur një sasi kokaine në Oqeanin Paqësor e cila po lundronte në det të hapur, në atë që zyrtarët neozelandezë e cilësojnë si “kapja më e madhe e drogës në historinë e vendit”.

Ngarkesa me peshë totale 3.2 ton dhe me vlerë 316 milionë dollarë, u gjet duke lëvizur në ujë qindra kilometra në veriperëndim të Zelandës së Re.

Autoritetet bësojnë se ngarkesa ishte destinuar për në Australi, ku mendohet se do të mund të furnizonte tregun për rreth një vit

Sakaq, bëhet me dije se droga ishte e ndarë në pako, të cilat identifikoheshin me anë të simboleve, mes tyre edhe logoja e superheroit të filmave ‘Batman’.

Fotografitë e publikuara nga policia dhe zyrtarët e Zelandës së Re treguan gjithashtu pako kokaine të etiketuara me një simbol të tërfilit të zi me katër fletë.

Këto ishin “logotat e markave tregtare” për prodhuesit e drogës, që besohet të jenë në Amerikën e Jugut, thanë zyrtarët e Zelandës së Re.

Mësohet se pakot e kokainës u sollën në Auckland në ishullin verior të Zelandës së Re të martën dhe u dërguan në një strukturë sigurie për t’u dokumentuar dhe më pas për t’u asgjësuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb