Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila pohoi se do të hapet një akademi, duke ingranuar të rinjtë që të bëhen barinj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Korreshi nuk i ka kursyer ironitë për ministren për iniciativën që do të marrë qeveria, ndërsa pyet nëse do të rimbursohen edhe gunat e leshit për barinjtë.

REAGIMI I DEPUTETIT
Hapet Akademia e Barinjeve!
Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi.
O zot o zot ku ka shkuar kjo bote.
Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete.
Zonja ministreshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??

DEKLARATA E MINISTRES
Fondi do të shkojë për blegtorët. Po zonjë e dimë që blegtoria ka një rënie. S’do njeri që të bëhet bari atje në mal. Duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë për ta. Pse nuk shkon ti të bëhesh bari?! Është e vështirë. Nuk është çështje shkolle. Është profesion i trashëguar, që duam ta ruajmë. Ça do bëjmë ne? Do të shkojmë të gjejmë të rinj. Do bëjmë një akademi për ta. Do t’i themi; “ti futu në këtë profesion, dhe ne do të subvencionojmë jo për krerë, por se ti mban tufën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb