TIRANE

Këngëtarja e dashur për publikun, Big Mama, ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Për aq kohë sa qëndroi, ajo fitoi akoma më shumë zemrat e publikut.

Por papritmas ndodhi një debat shumë i rëndë midis këngëtares dhe Antonela Berishës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta, si dhe me kërcënime të vazhdueshme.

Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara. E rikthyer në studio, këngëtarja e njohur ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës, por jo kësaj të fundit.

Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj. Big Mama ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet dera e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

“A të futem prap? Si thoni?”, shkruan këngëtarja krahas videos në fjalë, duke ngritur dyshimet se mund të kemi një rikthim të një ish-banoreje në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb