Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan bën me dije se po çon ushtarë turq në Libi për të mbrojtur qeverinë e al- Sarraj.

Vetëm të martën Erdogan tha se Turqia do i japë një mësim të mirë gjeneralit Haftar, i cili refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e paqes me qeverinë aktuale Libiane e cila njihet dhe nga OKB.

Gjenerali Khalifa Haftar, kreu i Ushtrisë Nacionale Libiane ka ndërmarrë një ‘puç’ kundër qeverisë aktuale të Fayez al- Sarraj. Ata nënshkruanë javën e kaluar një armëpushim të kërkuar nga ndërkombëtarët por në takimin e organizuar në Moskë me asistencën e Putin dhe Erdogan, Haftar nuk ra dakort me disa çështje dhe e braktisi.

Pas kësaj duket se Lufta Civile në Libi e cila vijon prej 2014 do të rifillojë, por Erdogan, sipas Reuters duket se është zotuar të mbrojë qeverinë e Al- Sarraj të cilën e konsideron si qeverinë ‘legjitime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb