Kreu i PAA, Agron Duka ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Spitallë ku ka folur edhe për procesin e rindërtimit.

Duka thotë se Rama paratë po i përdor për të bërë vota, por e siguron se do i kthehet në boomerang.

Për Dukën, Rama është njeri selektiv dhe po i jep atij që nuk i takon, ndërkohë që po lë pa ndihmuar atyre që i takojnë.

 

STATUSI NGA AGRON DUKA

Sot në Spitallë

“Edi Rama është njeri selektv,  po flas për Shijakun. Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota. Do ti kthehet boumerang sepse dikujt duke i dhënë në mënyrë të pa drejtë do lërë atij që i takon, por mund të ndodhë që do i marrin paratë e nuk do ta votojnë”

Rama nuk ështé më ai i tetë viteve më parë, mentaliteti i tij nuk dihet nëse është majtë apo i djathtë.

Dëshira e madhe për të patur pushtet të pakufijshëm të shtrirë dhe në kohë, vjen tek ju me disa lloj aleancash me biznesmen, oligarkë siç i keni dégjuar ti thonë si dhe me të fortë duke i dhënë fuqi kaq të madhe pér të zhvilluar sferat e ekonomisë shqiptare.

Jemi bashkë këtu për të kuptuar pse ky koalicion është alternativa e duhur.

25 Prill Fitore‼️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb