Edhe kjo e diel banorët e Berxullës i ka gjetur sërish në protestë. Njëzëri ata kanë kërkuar një përgjigje nga qeveria se çfarë do të bëhet me pronat dhe tokat e tyre, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët kërkojnë shpronësim me vlerën e tregut, po ashtu dhe një ndërtim të një nënkalimi për ta, si një rrugë alternative.

“Ne jemi akoma në qiell të hapur, nuk kemi informacion. jemi ne stres dhe ankth, s’dimë ku të shkojmë nesër. Shteti nuk na jep një zgjidhje”, tha administratori i këtij fshati.

Ndërkohë, një tjetër banor iu bëri thirrje bashkëfshatarëve të tij që mos të shiten, por të mbrojnë pronat e tyre.

“Janë këta oligarkët shqiptarë që kërkojnë të ndërtojnë, autostrada, rrugë, në kurriz të pronave tona. I bëj thirrje për dialog qeverisë. Ne jemi ata pronarë që po na rrëmbehet prona. Nuk mund të vendosin sekserët çmimet e pronave tona. I bëj thirrje kryeministrit që të reagojë dhe të na dëgjojë. Prona sa e shtrenjtë është dhe e shenjtë. Jam i vendosur që deri në frymë të fundit, do t’i mbrojmë me gjak. S’do dal më në protestë, por do të rri në banesën time dhe do e mbrojë atë. I bëj thirrje banorëve që të mos shiten, prona është e shenjtë.”, tha pronari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: