Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se me çfarë lekësh do t’i paguajë biletat e 120 kuksianëve, që ka premtuar të sjellë nga Londra për zgjedhjet e 25 prillit, që të votojnë për Partinë Demokratike.

Në përgjigjen e tij Rama tha se nuk do t’i paguajë me shpenzimet e tij, pasi nuk e ka një mundësi të tillë, por shtoi se biletat nuk do të paguhen as me taksat e qytetarëve.

“E dëgjoj shumë shpesh ‘taksat tona, taksat tona’. Nuk do të jetë një fluturim me taksat e qytetarëve. Natyrisht nuk mund të jetë një fluturim me shpenzimet e mia, se nuk e kam mundësinë për një fluturim të tillë, por kur ta bëjmë fluturimin, do ta themi se si. Do jetë një fluturim si rezultat i përqeshjeve dhe sharjeve pa mbarim të këtyre nga Londra. Kjo është ide shumë dashamirëse, nuk ka asnjë të keqe brenda, por realisht është fatkeqësi e madhe, kur akoma sot shumëkush nuk do ta dijë që projektet nisin në tryezë dhe nga ideja te zbatimi ka një rrugë të gjatë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb