Qytetarët në rajonin jugor të Khersonit të çliruar së fundmi, ku Kievi thotë se trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën kritike, aktualisht po zhvendosen në zona ku çështjet e sigurisë dhe ngrohjes janë më pak të rënda.

“Ne po largohemi tani sepse është e frikshme të flesh natën. Predhat po fluturojnë mbi kokat tona dhe po shpërthejnë. Do të presim derisa situata të përmirësohet”, janë shprehur banorët e rajonit.

Ditën e djeshme presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se gjysma e kapacitetit energjetik të vendit ishte shkatërruar nga raketat ruse.

Ndërkohë, në një mesazh në Telegram për banorët e Khersonit, veçanërisht të moshuarit, gratë me fëmijë dhe ata që janë të sëmurë ose me aftësi të kufizuara, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk postoi një sërë mënyrash se si banorët mund të shprehnin interes për t’u larguar.

“Ju mund të evakuoheni për periudhën e dimrit në rajone më të sigurta të vendit,” shkroi ajo, duke përmendur problemet e sigurisë dhe infrastrukturës”, shkroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: