Ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit”, Agron Malaj tha për ‘Real Story’ se efektivët e gardës nuk mund të hapin zjarr me dashje.

Duke u ndalur tek 21 janari, Malaj tha se gjithçka mund të ketë qenë një pakujdesi, një trysni psikologjike.

AGRON MALAJ: Ne na mbanin ne tension qe ‘do arrestoheni’, deri tek ‘duhet te largoheni’. Ja kam thene dhe Ndrea Prendit, qe thuhet qe do na arrestojnë, tha: nuk di nga keto gjera, secili do mbaje përgjegjësi individuale…… Na erdhën urdhër arrestet. U arrestuam 4 persona te etiketuar si GRUP ZJARRI, kur ne ishim 12 veta ne ate seksion. Ky emertim u shpik, doli, u krijua, u montua, dhe u hap. Ngjarja nuk mund te quhet e pazbardhur, pasi ka 2 autore. Mund te kene pasur presione të ndryshme. Duhet parë pjesa e regjistrimeve të komunikimeve të Gardës së Republikës. Duhen parë komunikimet mbi urdhrat që janë dhënë atë ditë, dhe të identifikohen zërat…. ka pasur urdhër ZJARR, por zjarr mbi turmën? Apo në ajër? Pati një çorientim të madh.

ARVIZU: Unë e kuptova menjëherë që ideja se kishte patur përpjekje për puç shteti, ishte totalisht pa sens. Ishte e qartë se për shkak të specifikave të Sali Berishës, të gjithë ata të cilëve iu përmendën emrat, kishin një raport të keq me të. Kjo nuk ndihmoi në qetësimin e situatës, sepse një nga njerëzit që ai shpalli puçist, ishte Prokurorja e Përgjithshme. Ne besonim tek ajo, që ajo të kryente hetimet e çështjes. Ajo që më frustronte më shumë mua me Sali Berishën, ishte se në privat ai thoshte se megjithëse nuk ishte i lumtur, nuk do të pengonte hetimet, por në publik doli dhe tha se kryeprokurorja ishte pjesë e puçit. Dhe kjo, ishte pengesë e hetimit. Dhe unë ia thashë atij këtë.

MERO BAZE: Paradoksi i drejtësisë shqiptare, është që ne kemi një ish kryeministër që njëherë ka akuzuar për gjashtë orë rresht opozitën për vrasje, se kryeministri është institucion zyrtar, kur thotë zyrtarisht që unë e di shumë mirë që janë vrarë nga armë pistoletë, këto këto …nuk është hetuar për këto. Kjo është akuzë e lehtë penale. Akuza e rëndë penale është që ky për tu mbrojtur nga kjo akuzë e parë ka shpikur gënjeshtrën e dytë, ka shpikur grushtin e shtetit. Grushti i shtetit në Shqipëri ka mbetur i pahetuar. Tani unë jam puçist, Sokol Balla është puçist, Andi Bushati është puçist, Filip Cakuli është puçist…ok më hetoni mua si puçist, përfundojeni këtë hetim, përfundojeni hetimin nëse ka patur grusht shteti në Shqipëri apo ska pas grusht shteti në Shqipëri me 21 janar. Se ai njëri nuk ka shkuar në burg, se thotë unë mbrojta grushtin e shtetit dhe për grusht shteti vras 3 vete, 30, 300, 300 mijë, e ka thënë me zë e figurë.

BALLA: Dhe sigurisht futja këtu edhe e emrave të tjerë, gazetarëve që ishin me kritikë asaj kohe ndaj qeverisë plotësonte pazëllin se puci i shtetit realizohet, ju kujtoj ngjarjet e 14 shtatorit, sic shkuan ngjarjet e 14 shtatorit, në fokus ishte dhe RTSH. Pra ideja e pucit në kohën e Berishës ishin institucionet shtetërore në bashkëpunim me opozitën dhe në sikronizim me mediat kritika ndaj tij. Një skemë që në fakt është e njohur në realizimin e puceve të shtetit, por në fakt i vetmi puc shteti që ndodhi me 21 janar me të njëjtën skemë, ishte ai që realizoj Berisha, qeveria, mediat pranë tij dhe padyshim organet e policisë.

AGRON MALAJ: Per mendimin tim efektivet e gardes nuk mund te hapin zjarr me dashje, pasi edhe ne ligj eshte e përcaktuar qe nuk mund te hapesh zjarr ndaj një turme pa armatim. Mendoj qe ka pasur trysni ndaj njerëzve qe e hapën zjarrin, trysni psikologjike, mendoj që është një pakujdesi. Se me dashje do kishin bere masakër. Prokuroria u fokusua tek Garda e Republikes, mendoj qe ka qene orkestrim ndaj nesh. Ne media kam pare qe ka dale qe komandanti i gardes ka bere nderrimin e tytes se armes se tij me shoferin, veprim ky skandaloz i nje ushtaraku. Ne e uajtem ne kurriz kete…. Emir im edhe sot perdoret nga opozita

ARVIZU: Në atë kohë, ndjeva se kontributi më i madh që SHBA mund t Me një çështje të tillë, e ke një ide se ku duhet të shkosh, por ka limite, kohe, dëshmitarësh, ekspertize. Nuk ishte hetim i mirëfillrë amerikan, por ndihmë për Prokuroren e Përgjithshme. Ajo ishte një vajzë e mirë, por edhe ajo kishte anësitë e saj.

ARVIZU: E di se dikush e thirri me epitete të caktuara, e di që disa e kërcënuan, por shumë e inkurajuan në punën e saj për hetimin e çështjes. Pra me pak fjalë, nuk do të kishte një hetim perfekt. Në fund, mendoj që arriti qëllimin. Ishte një mision faktmbledhës. Disa fakte të rëndësishme dolën dhe prokurorja adresoi disa pjesë. Kishte përgjegjësi të shumta, jo vetëm nga njëra anë. Por mendoj se ia arriti qëllimit.

AGRON MALAJ: Procesi gjyqësor ndaj meje pati nje handikap te madh. Si fillim u akuzua tere hierarkia e gardes se republikes, hap pas hapi, erdhen deri tek njesia speciale, kur doli personi qe kish qelluar, qe shefi I shtabit te Njesese Speciale Agim Llupo, hetimet u shtrine te njesia special qe ishim ne. Grup Zjarri si term doli aty, dhe u perqendrua edhe tere fokusi I hetimeve. U moren armatimet, instruktazhet, organizimi, dhe une deklarova edhe ne prokurori qe, qofte edhe 1 efektiv I vetem I imi, do te kete hapur zjarr ndaj protestuesve, do te jem BASHKREFAJTOR EDHE UNE ME TE. Por doli qe asnje nga efektivet e seksionit 4 sic quheshim ne, nuk kish kryer asnje veper penale.

ARVIZU: Duhet të ulnim tensionet. Dhe s’do të ndihmonte të akuzonim njërën apo tjetrën palë, por të kishim hetim të besueshëm, jo vetëm për atë që kishte bërë Garda, por edhe për organizuesit e protestës dhe çfarë ngjau pas saj. Departamenti i Shtetit mbështeti idenë e ambasadës, që FBI të përfshihej në hetime. Edhe Berisha, edhe Rama.

MERO BAZE: Ok, paska qenë grusht shteti, po na hetoni për grusht shteti. Hetoni deri në fund grushtin e shtetit, provoni që Bamir Topi, Ina Rama, Edi Rama dhe gazetarët bënë një grusht shteti, se mund të kenë patur planet për grusht shteti, ku ta dimë. Ndoshta se kemi kuptuar dhe jemi përfshirë në skemën e grushtit të shtetit. Ama kjo duhet të hetohet. Nuk mund të ngelet, dmth një gënjeshtër e dytë që ka fshirë gënjestrën e parë, herën e parë i vrau opozita, pastaj na falni si vrau opozita, i vrava unë, po i vrava për këtë shkak. Nëse jemi ne fajtor shpëton Sali Berisha nga kjo, nga arrestimi. Po nëse nuk ka patur grusht shteti, ai njeri duhet të vdesë në burg. Kam hall mos na vdes në prokurori.

BUSHATI: Nese me 21-janar, ka pasur nje grusht shteti, ai nuk ka qene grusht shteti I organizuar nga opozita. Nese flasim per grusht shteti, grushtin e shtetin me 21-janar e ka organizuar, manipuluar, frymezuar, Sali Berisha, per faktin e thjeshte se u fut ne konflikt me presidentin, me sherbimin informativ, me prokurorine. Nuk njohu asnje akt apo venim te tyre dhe kete e beri vetem per te fsheur te verteten e ngjarjes se ndodhur ne bulevard. Nuk besoj se me 21-janar ka pasur nje tentative per te organizuar grusht shteti, por nese duhet te themi patjeter se ka pasur, grushti I shtetit ka qene nga Berisha dhe jo nga kundershtaret e tij.

AGRON MALAJ: Ligji e ka te percaktuar kur gardisti hap zjarr ne nenin 25:
a.kur eshte ne ruajtje te personaliteteve shteterore
b.ruajtjen e objekteve te rendesise se vecante
c.roja ne vendroje

SOKOL BALLA: Ishte një puc për të mbajtur pushtetin. Pra njëfarë mënyre ishte puc kundër shtetit.

ALEXANDER ARVIZU: Por pas bërjes së hetimit, ishte koha të ecnim përpara dhe përpara ishin zgjedhjet. Mendoj se të gjithë aktorët politikë donin të dilnin nga ajo situatë ku ishin futur, pasi e kuptuan pas 21 janarit, se nuk mund t’i mbanin njerëzit dhe partitë e tyre në atë gjendje. Zoti Rama donte të bojkotonte zgjedhjet, dhe ne ia bëmë të qartë se nuk mund ta bënte këtë. Kështu, si duhet t’i lëviznim gjërat? Ai hetim i mbështetur nga SHBA, i ndihmoi të gjithë që t’i iknin 21 janarit dhe të shkonin drejt 8 majit.

ARVIZU: Shumë nga të akuzuarit për puçin, ishin emra të rinj për mua. Me kalimin e kohës, takova Bazen, Ballën dhe mikun tim Andi Bushati dhe zotin “Fiks Fare”, Filip Çakulin, që më dha rrotën e Fiksit, meqë kisha quajtur Berishën burrë shteti. Mediat liberale më kritikuan atë kohë, ndërsa socialistët lobuan deri në Uashington kundër meje, me qarqe politike, intelektualë dhe kontakte në Departamentin e Shtetit. Më pas, m’u vu Berisha nga pas. Ai m’u vu fort. Nuk mendoj që më prishën karrierën, por le të themi se, unë duhet të ikja në verën e 2013. Zëvendësuesi im Donald Lu, u vonua për shkak të politikës në Amerikë. Unë ndenja një vit e gjysëm më shumë, dhe Berisha mezi priste që unë të ikja. Njerëzit më thonë se dikur tmerri i tij ishte Mariza Lino, por tani jeni ju. Më kujtohet se çova një notë diplomatike për Donald Lu, në qershor 2013. Duhet t’ia jepja Ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi, por ai ishte në fushatë në Lezhë, kështu që ia dhashë zëvendësministres Edit Harxhi. Ajo më tha: “Oh zoti Ambasador, na vjen shumë keq që po ikni”. Brenda 24 orëve, falë Edit Harxhit dhe Ilda Zhulalit, e cila më duket sot punon për Presidentin e Republikës, doli te gazeta Panorama dhe e gjithë media, me titujt bombastikë: “Arvizu shkarkohet! Arvizun e thërrasin në Uashington!”, pra bënë lojëra me mua. Në atë moment, kuptova gjithçka. Tunda kokën, dhe më erdhi shumë keq.

MERO BAZE: Jam gati të shkoj në cdo sekondë ti shkoj përpara prokurorit, cdo prokurori të Shqipërisë, përfshi të jetë dhe prokurori i Sali Berishës të dëshmoj cfarë di për 21 janarin dhe të provohet grushti i shtetit. o duhet të provohet grushti i shtetit e të shkojmë ne në burg, o duhet të provohet që ai ka vrarë për pushtet dhe të vejë në burg.

SOKOL BALLA: Shiko Shqipëria vuan prej 30 vjetesh nga kultura e mosndëshkimit dhe burgun e dënimet që duhet ti bëjnë fajtorët pastaj i paguajmë ne të gjithë si qytetarët, si një kosto që e pjesëtojmë për frymë. Nuk merrem fare se cfarë bën z.Rama me 21 janarin, di që 21 janari e solli Edi Ramën në pushtet. Borxhet Edi Rama nuk i ka me mua apo me pucistët, borxhet nuk i ka as me familjarët e viktimave se ndoshta me ta u shlye financiarisht, borxhet Edi Rama i ka me veten e tij dhe me profilin e tij publik si politikan. Ai premtoi se do vinte në 2013 me profilin e politikanit që thotë atë që mendon dhe bën atë që thotë. Premtoi që do të vendoste drejtësi për 21 janarin. Në 5 vjetorin e 21 janarit, se premtimi i tij do të realizohet kur të realizohet reforma në drejtësi.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb