Mjeku infeksionist Arjan Harxhi në një intervistë për emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se do të ishte një peshë e rëndë për OBSH e për të gjithë nëse virusi është prodhuar nga dora e njeriut.

“Në rast se do ishte me kast nga njeriu, do ishte një peshë e madhe që nuk mund ta mbante OBSH-ja. Është një ekip i tërë ekspertësh në OBSH që merr vendimin. Sa i takon faktit se SHBA mund të tërheqë paratë nga OBSH-ja, kjo është politikë e Donald Trump.

Kështu veproi Trump edhe me NATO-n. Trump i akuzon si institucione burrokrate. Janë cështje politike. Trump ka thënë se ka dhënë 30 miliardë dollarë për shëndetin. Amerika ka investuar shumë në fusha të tjera”, tha Harxhi.

Arjan Harxhi theksoi se OBSH e shpalli pandemi situatën, kur ishin shënuar vetëm 82 raste në Kinë.

“Tamifluja vepron ndaj njërës prej elementëve që përdor virusi për t’u futur në trupin njerëzor. Disa viruse si gripi i derrit etj i ka prodhuar natyra. Ky u bë një virus njerëzor. Studentëve iu themi se virusi mund të bëjë gabime e kjo të sjellë një tipar të ri. E ky tipar i ri mund të ketë sjellë një zgjatim S. Unë do thosha që amerikanët të thoshin që virusi po ndryshon në disa gjene. Në OBSH u vendos që të jetë epidemi. Gjendja u shpall pandemi, edhe pse ishin 82 raste, që ishin në Kinë”, tha mjeku Harxhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: