Pas kërkesës së disa javëve më parë drejtuar institucioneve zyrtare, për të marrë informacion, Komisioni hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit ka dorëzuar një kallëzim penal për Bashkinë e Tiranës pasi nuk i është përgjigjur kërkesës.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj gjatë një interviste për ‘Frontline’ në ‘News24.

Alibeaj tha se Bashkia e Vlorës kthehu përgjigje pranë Komisionit, ndërsa ajo e Tiranës jo. Mes të tjerash ai shtoi se PS-ja kërkon që PD mos të thërrasë dëshmitar në mbledhje.

“Të gjitha ato bashki, ato ministri kthyen përgjigje. Vetëm Tirana s’ka kthyer përgjigje për njërën prej kërkesave. Vlora e kthehu. Është bërë kallëzim penal. Anëtaret e komisionit hetimor të PS votuan kundër planit të hetimit, për të mos pranuar dy dëshmitarë. Por ata nuk pranuan këtë plan dhe vendosën në mënyrë të qartë që hetimi të ndërpritej aty. ishte skenë e tyre shumë e shëmtuar dhe nisën që të mblidheshin. Vazhduan me shëmti të madhe dhe bënë sikur miratuan një plan hetimi të ri tjetër. Ato janë pretendime që do të kthehen në prova, pasi të thirren dëshmitarët. PS kishte dy pretendime. Mos të hetohej periudha 1 janar 2020. Pse e bënë që të ishte brenda një afati 4 mujor? Ne kishim bërë hetimin, të gjitha datojnë që nga 1 janari i 2020. Po pse nuk pranojnë ata dëshmitar prokurorin e Përgjithshëm dhe atë të SPAK? S’do të kishte nevoje që të bënin komision hetimor nëse këto institucione do të bënin detyrën. Do iu dalin lakrat në shesh. Ne do të marrim masat tona, për të hetuar organet tona brenda parlamentit. Është veprim në kundërshtim me ligjin. Unë them thërrisni dëshmitar zotin Mziu, Bardhi, Vokshin. Nuk kanë të drejtë ata që të na heqin të drejtën për të kërkuar dëshmitar. S’mund të na heqin dëshmitarët, të drejtën për të hetuar. Kushdo që shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi. Do shihni hapat tonë për të rivendosur ligjin dhe për të çuar deri në fund hetimet për masakrën zgjedhore.”, pohoi demokrati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: