Djali i Përparim Ademit, Kristo, dhe e dashura e tij, Anxhela, e cila është njëherësh edhe motra e dy viktimave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, kanë folur sërish sot për krimin tronditës të mbrëmjes së 31 dhjetorit.

Vetëm një ditë më parë, Anxhela rrëfeu në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, versionin e saj për vrasjen e dy motrave nga Përparim Ademi, dhe për këtë u kërcënua me jetë, së bashku me të dashurin, Kristo.

Në një lidhje telefonike po për emisionin “Me Zemër të Hapur”, çifti i të rinjve tha se janë kërcënuar nga tezet e dy viktimave, Diana dhe Shefikat, të cilat iu kanë thënë në telefon se “do iu vrasim, do iu shqyejmë”.

Anxhela: Unë kam thënë vetëm të vërteta, nuk kam shpifur apo gënjyer. Unë kam thënë që motrat e mia, që nuk janë më në jetë, i kam dashur dhe do t’i dua. Dje në darkë më mori dy herë në telefon dhe më kërcënoi. Shefikatja të gënjeu, sepse ishte bashkë me Dianën, kur më morën në telefon. Madje, edhe ajo hidhte fjalë, kur më morën në telefon. Edhe Kristo ka marrë 2-3 mesazhe kërcënuese në telefon. Unë kam pasur kontakte vetëm me Dianën, që më mori në telefon dhe më tha pse kam folur. Unë dua të tregoj gjithë të vërtetën. Unë njihem edh me Mimozën, e kam njohur që ka qenë vajza e motrës sime, por nuk kam pasur kontakt me të. Mamaja e ka rrahur, nuk e ka mbajtur asnjëherë afër. E ka mohuar si fëmijë, nuk e di arsyen pse. Nuk e kanë vënë në atësinë e tyre dhe besoj për shkak të së ëmës, pasi nuk e ka dashur asnjëherë.

Kristo: Jemi shumë të rrezikuar, deri dje dilnim, ndërsa tani nuk mund të dalim dot, sepse presim ndonjë bombë, ndonjë automatik. Unë bëj thirrje që Anxhelo Metani të kthehet këtu, sepse unë e kam vëlla. Dje më erdhi një telefonat nga telefoni i tij, ku më doli Shefikati, që më tha se nëse telefonon dhe njëherë këtu, do të përfundosh pas hekurave. I kërkova të nxirrte Anxhelon, por nuk e nxorën. Dua të bëhet testi i ADN i Anxhelo Metanit, të vërtetohet në është djalë i Përparim Ademit apo jo, se për këtë arsye ata nuk e lënë të vijë te ne. Anxhelo më dërgon vazhdimisht mesazhe dhe kërkon erën time, të vëllait tim. Kishim një marrëdhënie shumë të mirë, ishim një familje. Më ka ardhur më keq për mamin tim, Kristinën dhe Zhanetën, sesa për babain tim, ai të rrijë aty ku është. E gjitha ka ndodhur për çështje xhelozie. Mimoza e ka derën të hapur, unë e kam motër. Ajo është dhunuar shumë, si nga e ëma, si nga tezja. Nuk e kanë dashur, nuk e kanë konsideruar si fëmijë asnjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb