Dje në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ndodhur një moment qesharak midis Beniadës dhe Donaldit.

Ai po luante me të, teksa ajo lahej, dhe nuk e linte rehat, e në atë moment Beniada ka kërkuar ndihmën e Romeos, binjakut të Donaldit, i cili te letra surprizë ndaj tij shprehu simpati edhe për Beniadën.

Romeo nuk ka vonuar dhe pasi faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram e ka postuar momentin qesharak mes tyre, ai e ka ripostuar gjithashtu.

“Do ja pres veshet ketij Donaldit, qe te ngacmon ty @iambeniada ??”,- ka shkruar Romeo.

Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar: “? vet i the po ka nevoje per ndonje gje te te thote.”

Beni
Beni

Kujtojmë se kur erdhi në shtëpi për disa minuta,Romeo e “ngacmonte” Beniadën me fjalë, pasi ditë më parë ai tek një letër dërguar Donaldit i kishte thënë: Mi fol një cik asaj Beniadës se është shumë e mirë.

Pasi Romeo u takua me Beniadën dhe e lanë gjithashtu të takohen jashtë, menjeher ne mbremje Donaldi shfrytezoi momentin sapo u takuan me Beniadën e pyeti: Hë si tu duk?

Ajo me buzeqeshje iu përgjigj duke i thënë: “Po hë si të them eshte ndryshe nga ty sdi si te them , eshte me i mbushur – me mirë me i mbushur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb