Një tjetër personazh i njohur i është bashkuar manifestimit të 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në një video të publikuar në “Facebnook” nga Presidenti Meta, kampioni shkodran i boksit, Demaj, iu bën thirrje të gjithë sportistëve shqiptarë t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, duke shtuar se do të jetë edhe vetë në krah të Kreut të Shtetit, në mbrojtje të Kushtetutës.

“Përshëndetje shqiptar, kjo fitore sot në Gjermani shkon për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Dhe një thirrje për të gjithë sportistët shqiptarë, t’i bashkohen thirrjes së Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës më 2 mars. Më 2 mars ju premtoj se do jem dhe unë në krah të Presidentit Ilir Meta. Rroftë Shqipëria!”, shprehet kampioni Demaj.

Ndërkohë, përbri videos, Meta shkruan: “I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj?, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më ✌mars. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. ??? Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor! ??”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb