Deputeti dhe kryetari i Komisionit për Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është takuar ditën e sotme me ambasadorin e OSBE në Tiranë Vincenzo Del Monaco dhe me Teresa Ribeiro, përfaqësuese e lirisë në media.

Gjekmarkaj shprehet se u ka vënë në dukje problemin që ka qeveria në raportin me mediat. Ai ua ka shprehur edhe shqetësimin për krijimin  e agjencisë së mediave që sipas tij rrezikohet të kthehet në një ministri propagande. Po ashtu Gjekmarkaj ak shprehur shqetësimin për kreun e AMA-s si dhe për Ligjin Antishpifje.

 

Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkaj

Sot pata nderin të takoj zonjen Teresa Ribeiro, Perfaqësuese e OSBE për lirinë në media si dhe Ambasadorin e OSBE në Tiranë shkelqesinë e tij Vincenzo Del Monaco me të cilet shkembeva pikamje dhe ide mbi çeshtje të lirisë së mediave  në vendin tonë ! U shpreha atyre keqardhjen se sot një Konferencë e rendesishme për gazetarinë kritike nën kujdesin e OSBE u bë nën ombrellen e Qeverisë ku spikati Kryeministri i vendit dhe ministra të tij ndersa perfaqesues të Opozites moren ftesa pa emer si degjues sa përctë mbushur sallen ! Po ashtu u shpjegova se historikisht në Shqiperi pavaresisht  në ka qeverisur e djatha apo e majta problemi kryesor ka qënë qeveria në raport me mediat fjalen dhe lirinë, por asnjëhere si në keto vite  lajmi ka funksione  kryekeput propagande , ky Kryeministri ka Tv personal dhe po kaq ka miratuar edhe një agjensi e cila rrezikon të shnderrohet në ministri propagande ndonese ne e këmi një agjensi shteterore lajmesh ! Lajmet dalin të paketuara e të ambalazhuara siç i do Kryeministri .Gazetaret e kanë të veshtirë ta marrin informacionin në burim. Gjithaq problematike është situta tek AMA ku në shkelje të ligjit u zgjodh zedhenesja e PS në krye të ketij institucioni  me një proçedure ndertuar mbi insistim dhe sherbestari politike . Po  ashtu mazhoranca në menyrë golpiste ka uzurpuar keshillin mbikqyres së RTSH  i cili duhet me urgjence të kthehet në legalitet e funksionim, duke i rikthyer sipas formules Opozites vëndet e saj. Gjithashtu informova miqte për situaten në media ku një pjese e konsiderueshme e tyre janë nën diktat prej mardhenieve të terthorta apo të drejtperdrejta interesi që kanë me Qeverine . Ligji antishpifje tundet here pas here mbi horizontin mediatik më shumë si kercenim sesa nevojë për vete rregullim në sfidë të vazhdueshme me nevojat e komunitetit dhe të perspektivave të lirisë. Mora premtimin e Zonjes Ribeiro për një monitorim thelbesor të çeshtjeve të ngritura  dhe e sigurova atë se në cilesinë e Kryetarit të Komisionit parlamentar të edukimit dhe medias si perfaqesues  i Opozites shqiptare do të jem dhe do të jemi vigjilent ndaj çdo kercenimi të lirisë së opinionit dhe nevojave të punetorve të saj ! Ne jemi pas tridhjetë vitesh në këtë pike si shoqeri në tranzicion prej politikes së vjeter dhe autoritariste ku liria e fjales shpesh shihet si armik per fajin tonë dhe jo të organizatave nderkombetare për mbeshtetjen e te cilave kemi shume nevoje si arbitrazh bazuar mbi parime demokratike  dhe jemi krejt të hapur !

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb