Për ish-kryeministrin Sali Berisha takimet e tij kanë rikthyer shpresën tek shqiptarët. Teksa u ndaj me “Foltoren” në Kamës, Berisha tha se PD është historia e lirisë dhe se gjithmonë do të jetë partnere e SHBA-ve.

Ai ka ftuar çdo demokrat të bashkohet me të teksa tha se pas kësaj situate ai do të ndërtojë një raport të drejtë me çdokënd

“Shqipëria sot qeveriset nga një grup i cili nga mëngjesi në darkë vetëm vjedh qytetarët shqiptarë. Edi Rama ka grupuar në qeverinë e mandatit të tretë hajdutet me profesioniste. Merrni pak ministren e Jashtme që ka dalë nga piramidat. Sa ishte ministre 460 hektarë tokë bregdeti ia mori ushtrisë për t’ia dhënë të afërmve të saj. Edi Rama nuk i nxjerr kurrë në TV ata sepse në çdo fjalë u vjen era vjedhje. Po ministrja e Kulturës u shiti lahutën Serbisë. So është koha e hajnave, e hajdutëve. Kohat janë kritike. Kjo qeveri është qeveri e cila gjithçka bën për varfërimin e shqiptarëve. Foltorja ka rikthyer shpresën dhe të gjithë po i bashkohen për të përmbysur regjimin.  Edi Rama njoftoi sot një taksë tjetër mbi karburantin. Në vitin 2013 çmimi në pompa ishte dyfishi i çmimit të bursës ndërsa sot çmimi në pompa është trefishi dhe ai do ta bëjë katërfishin. Ju e blini litrin e naftës me të njëjtin çmim siç e blejnë qytetarët në Zvicër. Ju qytetarë shqiptarë paguani energjinë elektrike me një nga çmimet më të lartë në Europë. Shqipëria 98% të energjisë e ka vetëm ujore. Është koha t’ia presim ne faturën e të gjithave Edi Ramës dhe klikës së tij.  Këto 8 vite Edi Rama e shndërroi  Shqipërinë në delen e zezë të Europës. Asnjë biznesmen i huaj nuk vjen këtu sepse këtu sundon krimi. Shqipëria është bërë frikë dhe tmerr për vendet e tjera. Ky regjim na i mbylli dyert e Europës. Ne ecëm të pandalshëm nga etapa në etapë në integrimin e këtij vendi, por prej 8 vitesh Shqipëria është në vendnumëro. Një njeri i papërgjegjshëm vjedh votat, përdor paratë e drogës, ngre sistemin e patronazhistëve. Edi Rama dije mirë se do ta paguhesh për atë që u ke bërë shqiptarëve. Foltorja jonë është kthyer në një burim shprese, por ka tmerruar narkoshtetin, i ka lemeritur ata. Ne do të qëndrojmë si partnerë të SHBA-ve, të BE-së. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë.  Ndaj edhe po rikthehemi fuqishëm në misionin tonë. Dy fjalë për ata që hezitojnë të bashkohen me ne. Jemi një me ta, ata janë demokratë si ne por një opozitë e vërtetë është jetike për demokracinë. Një opozitë vendimet që ia marrin të tjerët nuk vjen kurrë në pushtet. Një opozitë që shkelmon statutin, forumet nuk sjellin kurrë në pushtet. Ndaj edhe ne  kërkojmë të rikthejmë vlerat me të cilat jemi themeluar. Nuk është çështje personash këtu, por parimesh, vlerash, e të ardhmes. Cdo demokrat duhet të bashkohet në përpjekjet tona për të mbledhur Kuvendin. Do të vendos një raport të drejtë me ju.Garantoj se zgjedhje të tjera pa votën e diasporës nuk do të ketë. Kontributi i diasporës dhe emigracionit në këtë vend është i lartë. Shqipëria është i vetmi vend ku diaspora nuk lejohet të votojë.
Garantoj që qëllimi im në këtë nismë është ë PD të shndërrohet në shtëpinë e lirisë, ku ju anëtarët dhe anëtaret e saj të merrni vendime në liri të plotë për drejtuesit, statutin dhe për të gjitha problemet. Nëse nuk i rikthejmë këto norma ne nuk përmbushim dot misionin tonë.
Po ashtu garantoj demokratet se kurrë nuk do ti zhgënjej. Rikthimet në histori kanë qenë vetëm suksese. Është e vërtetë që unë rikthehem pas 8 vitesh, por ndryshimi është se fle më pak se në 2013 dhe lexoj më shumë dhe punoj më shumë. Rikthimi i PD-së në shtëpinë e lirisë nënkupton ristrukturimin e saj”- tha aii.I pyetur për qëndrimet e ambasadores amerikane në Tiranës Yuri Kim, Berisha nuk pranoi të komentonte apo të fliste me emra, ndërsa u shpreh se shpallja e ish-kryeministrit ‘non-grata’ erdha për shkak të kundërshtimit të tij për ndryshimin e kufijve të territoreve të Kosovës.

Berisha: Cili është qëllimi i mafies Sorosiane është ta paraqesë PD si forcë anti-amerikane në një kohë kur kemi qenë lokomotivë e bashkëpunimit. Nesër në pushtet Sali Berisha dhe ju do të vendosin marrëdhëniet më të mira. Ne nuk duhet të ndikohemi, ju përmendët emra por unë dua të them se një nga shkaqet themelore të shpalljes ‘non-grata’ ka qenë qëndrimi ii m ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës. Nuk mund të pranoja kurrë të jepnin territore sepse nuk i kemi borxh kujt. Ne jemi në tokat tona, pro të shkojmë duke dorëzuar territore kjo nuk mund ë ndodhë. Ky projekt i pastër i Millosheviç i cili pas lufte u paraqet si projekt i Xhorxh Soros për ti dhënë pasqyrim të ri. E kundërshtova dhe do ta kundërshtoj. Për këtë Edi Rama më tha në 2019 se nuk kalon dot Atlantikun, e drejta vonon, por del. Ai që ishte promotor kryesor nuk është më në administratën amerikane dhe sot Biden e ka ndaluar me ligj tregtimin e territoreve. Ne do të qëndrojmë në të drejta të plota tek Amerika e vlerave që ka dhënë kontribut në Kosovë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: