Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar ditën e sotme se planifikon të takojë presidentin kinez Xi Jinping, por nuk tregoi se kur mund të zhvillohet ky takim.

“Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë”, tha ai në një konferencë shtypi.

Kina ka lidhje të ngushta me Rusinë, por ka synuar të paraqitet si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në ditët e fundit dhe sot ka paraqitur një plan paqeje prej 12 pikash.

Presidenti ukrainas tha se interesi i Kinës për paqen nuk ishte “i keq”, ndërsa tha më tej se pyetja është se çfarë do ndodhë “pas fjalëve”.

“Kina ka treguar mendimet e saj. Unë besoj se fakti që Kina filloi të flasë për Ukrainën nuk është i keq,” tha 1 ai.

Zelenskyy vazhdoi se kishte pika në propozimet kineze me të cilat ai ishte dakord dhe “ka nga ato që pala ukrainase nuk i mbështet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: