Liverpool po zhvillon një sezon fantastik, janë vetëm 2 pikë larg Man.City në Premier League, në garë me kohë të plotë për titullin në Angli, në të njëjtën kohë janë në finalen e FA Cup dhe në gjysmëfinalen e Champions League. Jashtë fushe, jo gjithçka është kaq e “kopsitur”, në shtëpinë e “The Reds” qëndron e hapur “çështja” Salah.

Liverpool Fc V Fc Porto: Group B Uefa Champions League
Liverpool Fc V Fc Porto: Group B Uefa Champions League

Sulmuesi ka një kontratë deri në 2023 por ende nuk ka pranuar rinovimin, në lidhje me këtë temë ka folur dhe vetë Salah: “Nuk e di ende, kam akoma një vit kontratë. Mendoj se tifozët e dinë se çfarë dua, por nuk është vetëm çështje parash. Nuk e di se çfarë të them, nuk e di saktësisht”, u shpreh Salah për Four Four Two duke shtuar:

Salah
Salah

“Ky klub do të thotë shumë për mua, jam argëtuar shumë këtu, në të njëjtën kohë kam dhënë gjithçka për Liverpool, këtë besoj e kanë parë të gjithë. Kam përjetuar emocione të mëdha, kam fituar shumë trofe, ekipor dhe individual. Liverpool për mua është si një familje. Herët apo vonë, një ditë mund dhe të largohem, do të jetë shumë trishtuese pasi tifozët këtu 2 apo 3 herë këndojnë këngën time”, theksoi ndër të tjera Salah.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: