Juventus ka qenë jo pak aktiv në tregun e transferimeve, por trajneri Allegri mbetet në pritje të përforcimeve të tjera, në një kohë kur rivalët në këndvështrimin e tij janë fuqizuar akoma më shumë në raport me një vit më parë:

“Me afrimin e Bremer, Gatti, Pogba e Di Maria mund të them se kemi bërë një merkato të mirë, për fat të keq ndodhi ai dëmtim i Pogba-s. Numerikisht kemi ende nevojë për lojtarë, merkato mbyllet më 31 gusht dhe grupi do të kompletohet.

Vendimi i Pogbas për tu mos operuar?: Këtë nuk e di, nuk jam mjek, kam besuar atë që më kanë thënë.

Lufta për titull? Mund të themi se ekipet e tjera janë përforcuar shumë, këtu mendoj për Romën. Besoj se Inter, Milan e Roma janë skuadra më të forta se një vit më parë, ne duhet të punojmë mirë, por të fitojmë titullin do të jetë shumë e vështirë, u shpreh Allegri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb