Partizani kërkon të thyejë disa tabu këtë sezon, pikësëpari kërkon të fitojë sfidën e parë, diçka që nuk ndodh prej 6 vitesh. Të kuqtë dëshirojnë të vërtetojnë të kundërtën edhe në lidhje me eksperiencat e tyre me trajnerët italian, mund të jenë të suksesshëm edhe me këtë pjesë, këtë shpreson mbi të gjitha trajneri Kolela. “Demat” debutojnë kundër Egnatias, një rival që Kolela e njeh, ndërsa thekson se ekipi është gati. Tekniku italian ka mbyllur merkaton në lidhje me fazës sulmuese ndërsa pret vetëm një qendërmbrojtës:

Sa e njihni kundërshtarin? – Egnatian e njohim mjaftë mirë, kemi dërguar njerëzit tanë për ta parë. Dhe si Egnatia do t’i përgatisim të gjitha ndeshjet në vijim. Kemi njohuri për sa i përket kundërshtarit.

Do të ketë mungesa? – Situata është shumë e mirë. nuk kemi asnjë të dëmtuar. Mund të përmirësohemi dhe më shumë.

Sa gati janë Da Silva dhe Mensah? – Sigurisht është që nuk do të kenë shumë minuta në këmbë, por gjendja e tyre është mjaft pozitive.

Prisni afrime të tjera në merkato? – Sigurisht që në skuadër do të afrohet një mbrojtës qendre dhe nuk do të ketë tjetër.

Si e gjetët skuadrën e Partizanit? – Kam gjetur një skuadër jo me entuziastim që duhet të ketë, por është një skuadër shumë e mirë. Sigurisht pra, nëse do të kishte moral, unë nuk do të kishte këtuy, por do të vazhdonte trajneri i mëparshëm.

Mendoni që të arrini objektivat me këtë skuadër? – Sigurisht që ne jemi për të arritur këtë objektiv. Punojmë me objektiva të përcaktuar dhe më pas do të shohim nëse do t’i arrijmë ato. Ky është vullneti jonë.

Ka ndryshuar formacioni nga ndeshja me Teutën? – ndryshime do të ketë. Lojtarët nuk janë në dijeni për një vend në skuadër, një vend titullari.

Partizani nuk fiton ndeshjen hapëse prej gjashtë ndeshjes radhazi. Si ndikon? – Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë. Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime të fitojë gjithmonë.

Sulmi i plotësuar? – E shikoj të plotësuar repartin e sulmit. Siç ju thashë dhe më parë, i fundit që kërkojë është një mbrojtës qendre. Nëse nuk do të ketë lëvizje të tjera mund ta konsiderojë të mbyllur merkaton.

Cila skuadër do të jetë rivale e Partizanit? – Mendoj që në këtë sezon kampionati shqiptar do të jetë më i ekuilibruar se në sezonet e kaluara. Ndoshta në letër Tirana mund të jetë diçka më shumë. Por mendoj që kampionati do të jetë shumë i ekuilibruar. Dhe ne jemi në garë njësojë si të tjerët dhe do ta provojmë deri në fund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb