Policia e Shtetit ka nisur nga e hëna, operimin në terren me drone, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.

Punonjës policie janë trajnuar për t’i përdorur këto drone në zonat urbane.

Dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.
Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.

Dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi. Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb