Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër maternitetin e ri në Lezhë, i cili u ndërtua nga e para.

Teksa ka parë nga afër spitalin, kreu i qeverisë s’i kurseu as batutat, ndërsa tha se kjo godinë ishte aq e bukur sa; si kishte mundësi që ai nuk mund të lindte’. Po ashtu, Rama tha se rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të rriteshin sërish me 40%.

PJESE NGA BISEDA
Infermieri:
Nuk latë gjë pa bë
Rama: Kemi ende për të bërë
Rama: Do ju rrisim prapë rrogat 40% Se do?!
Infermieri: Me këto që ke bërë janë,,,
Rama: Shyqyr që doli një që se do rritjen e rroga e.
Rama- nje infermieri: Ti ça pune bën këtu?
Infermieri: Infermier
Rama: Po ça je vesh si shofer taksie?!
Rama-mjekes: Arritëm që spitali të të ngjajë ty
Rama: Aq i bukur është sa mund të thuash; ‘si ka mundësi që nuk mund të lind’. Doktor nuk na e dha ne perëndia atë privilegj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb