Oferta e qeverisë skoceze për të vepruar si një sponsor për ukrainasit që kërkojnë strehim në Mbretërinë e Bashkuar është tashmë e hapur.

Kjo do të thotë se Skocia mund të mirëpresë 3,000 ukrainas, tha ministri Nicola Sturgeon. Skema sponsorizuese do t’u sigurojë njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë strehim të përkohshëm në Skoci, ndërkohë që do të gjendet më pas dhe strehimi afatgjatë, raporton BBC.

“Për ata ukrainas që mbërrijnë në vendin tonë, mund t’ju them se do t’ju trajtojmë me dhembshuri, dinjitet dhe respekt,” tha Sturgeon sot, duke shtuar “dhe unë ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë në Skoci, shtëpinë tonë – dhe për aq kohë sa ju nevojitet, do të jetë edhe e juaja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb