DURRES- Rreth 130 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar ditën e djeshme nga policia kufitare e Portit të Durrësit. Shtetasi 49-vjeçar Besnik Goxho, nga Gjirokastra, tentoi të kalonte drejt Italisë 109 pako me kanabis, me peshë 130 kg, por lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të policisë.

49-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike në mjetin e tij tip kamion me targa AA 525 CV dhe trajler me targa ACR185.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe arrestoi shtetasin Besnik Goxho, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal, pasi mbi të rëndon akuza e “trafikimit të lëndëve narkotike”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb