Presidenti amerikan Donald Trump, pas betimit, dha disa premtime përpara të pranishmëve. Ai tha se SHBA do të ketë misione hapësinore në planetin Mars.
Trump shtoi se SHBA do të rikthejë lavdinë, duke shtuar ekonominë e territorin. Gjithashtu, Trump premtoi se SHBA do ta ketë ushtrinë më të madhe në glob.
Donald Trump: Do të kemi ushtrinë më të madhe në botë. Do të jem paqebërës dhe unifikues. Pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen tek familjet e tyre. Amerika do admirohet në të gjithë botën. Gjirin e Meksikës do ta bëjmë Gjiri i Amerikës. Kanali i Panamasë i është dhënë në mënyrë të çuditshme një vendi tjetër. SHBA ka investuar si në asnjë projekt tjetër. 36 mijë njerëz nga SHBA kanë humbur jetën duke ndërtuar Kanalin e Panamasë dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, anijet amerikane janë përballur me taksa të jashtëzakonshme, nuk janë trajtuar si duhet.
Edhe Kina operon në Kanalin e Panamasë. Ne Kanalin ia kemi dhënë Panamasë e jo Kinës, e ne do e marrim sërish mbrapsht. Është koha të veprojmë me kurajo, duke shkuar drejt një suksesi që nuk do pengohet, do i japim fund epidemive. SHBA do cilësohet vend që rrit sipërfaqen, rrit ekonominë. Do kemi misione hapësinore për në planetin Mars.
(Balkanweb)