Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në emisionin “Open” në News24, ka shpjeguar atë që do të ndodhë me ekonominë e Shqipërisë kur paratë e pista të hyjnë në biznes.

Në një metaforë për të shpjeguar situatën, ai tha se do të jetë si rasti i një koteci ku të gjitha pulat vriten nga një dhelpër, analogji kjo për “biznesmenin” e ri me paratë e pastruara si shkak i amnistisë.

“Qarkullon një ide që paraja e pisët do të hyjë në ekonomi…. ajo është si dhelpra që hyn në kotec. Çdo degë ekonomisë funksionon në një ekuilibër të brishtë. Kur fut një trup të huaj nga jashtë, ai shkatërron ekuilibrin.

Imagjino shitjen e llampave elektrike. Kompanitë tani konkurrojnë me njëri-tjetrën dhe kanë një ekuilibër të brishtë. Papritur futet në mes një që ka 2 milion euro që i ka bërë pa hequr rrisqet që kanë hequr këto të tjerët.

Ky vjen me idenë për të nisur një biznes të ligjshëm. Do të vrasë konkurrentët. Do kemi një kotec me një dhelpër që ka vrarë të gjitha pulat.

Këta vdesin ky mbijeton. Më besoni që kjo do të ndodhë sepse në biznes nuk ka mëshirë. Ai vjen të shkatërron dhe zapton. Kjo është natyra e biznesit.

Ky ligj vret barazinë para ligjit. Pse nuk na jep një certifikatë me 2 milion euro edhe ne? Sepse ç farë ka ai më shumë se unë, apo se un jam treguar budalla e kam paguar tërë jetën taksa?

Kjo është shkelje e barazisë së shtetasve para ligjit.

E treta, shkel kolonën e etikës. Kush ka bërë para ka paguar 15 përqind tatim fitimi, taksa bashkie etj pa fund. Dikush na vjen papritur dhe paguar maksimumi 7 përqind dhe minimumi 5 përqind kur investin në bono thesari. Është dëmtimi fundor i shtyllës morale që funksionojmë ne si shoqëri”, u shpreh ai.

Ndërsa deputeti demokrat Ervin Salianji, ka deklaruar se ligji për Amnistinë Fiskale, shmang nga përgjegjësia penale të gjitha ata që i kanë bërë paratë me ndihmën e krimit.

“Kjo është temë e fortë për tu zbutur kaq. Ne do të ishim të gatshëm të diskutonim. Bëhet fjalë për një imponim që kërkon të bëjë Rama. Bëhet fjalë që kundrejt një taksimi në taksimin me 7 përqind jo vetëm të pastrohen para, imagjino që 20 të afërm të politikanëve mund të bëjnë shumë më shumë se 2 milion euro.

Nëpërmjet ligji i shmanget përgjithmonë përgjegjësia penale, edhe nëse ke bërë evazion, me TVSH, nuk prekesh më nga përgjegjësia penale se i ke të pastra.

Ligji nuk thotë specifikisht që mitmarrja nuk përjashtohet. Është bërë me aq nxitim sa subkoshienca e tyre e ka lënë këtë pjesë.

Rama po thotë që ç thotë partia bën populli. Ai thotë po jua imponoj. Janë kundër institucionet ndërkombëtare.

Ligji nuk është diskutuar ai thotë kam marrë vendimi. Nuk ka kontekst për çfarë vjen dhe nuk i bën mirë Shqipërisë. Ku është konteksti? Nuk ka para?

Këtu ka boom të krimit parave të pista, ndërtimeve me para të tilla, një institucion ndërkombëtar e quan Shqipërinë dele të zezë. Çdo raport këtë vit e ka nxirë vendin tonë. Rama thotë hajde i futemi një rruge tjetër. A ka sens që kur diskutohet ky projekt ligj qeveria ka propozuar rritje të taksimit të profesioneve të lira që me zor mbijetojnë?”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb