Akademiku Artan Fuga në një lidhje Skype foli për rubrikën “Opinion” foli për çështjen McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Ramës në këtë skandal.

Fuga u shpreh se Rama ka për detyrë që tu përgjigjet shqiptarëve për akuzat ndaj tij, teksa shtoi se nga hetimi i dosjes nga drejtësia amerikane do dali zhvillime të reja, pasi palët nën hetim do të zbërthehen më shumë e më gjerë.

“Unë nuk jam duke akuzuar njeri, por jam duke thënë që këtu po del  një problem tjetër. Disa proceduara që i kërkon ligji, rregullorja nuk mund të zgjidhen me deklarata të gazetarëve fluturakë në dyert e institucioneve apo rrjeteve sociale. Problemi është se ka disa probleme që kërkon shpjegime. Ata individë që kanë komunikuar me McGongal, cili ka qenë raporti i Ramës? Cilat janë këto takime? Cilët janë kriteret që këtij individi i janë dhënë në ekonominë shqiptare? Si bëhet transparenca, çfarë ka bërë apo nuk ka bërë qeveria për të gjurmuar lobistët? Nuk është fjala vetëm të shpjegosh akuza. Të gjitha këto kanë nevojë të sqarohen.

Opozita ka nevojë për kohën e duhur dhe të shërbejë për seriozitetin e Kuvendit dhe hetimit të SHBA.

Nuk mundet që gazetari të zëvendësojë pyetjeve të deputetëve, pasi ai ka të drejtat e veta. Është një gjë e turpshme ajo që shohim në Kuvend.

Nuk jam jurist, por mendoj se drejtësia shqiptare ka të drejtë të ketë hezitim, pasi nuk ka një akuzë konkrete. Denoncim nuk ka, pasi ai duhet të ketë prova. Nuk di që opozita të ketë bërë denoncim me fakte shtesë. Me aq sa kam parë, shoh një vetëpërmbajte të organeve të drejtësisë. Aq më shumë që s’mund të paralizojë hetimin.

Ai dokument që kemi parë, besoj se personi A dhe B do ti hapin informacionet që kanë. Edhe ish-zyrtari i FBI do bëjë deponimet e veta.

Unë nuk eci me besim, por mendoj se maja e ajsbergut është një figurë, por besoj se do ketë zhvillime të tjera. Palët që janë nën hetim do të zbërthehet dhe gjërat do të hapen. Do të zbërthehen ata duke hapur rrugën për të tjerët. E kuptoj opozitë që bën paraqitjet politike, por si qytetar mendoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna të tjera që nuk i pengon dot drejtuesi i seancës dhe as përjashtimi i deputetëve, ironitë. Është në të mirën e të gjithë palëve që të tregojnë gjithçka që dinë dhe të kuptohet se është një proces që nuk ndalohet më. Është drejt zbërthimit.

Është e gabuar që të mos e vendosësh në rendin e ditës. Se ishte në shërbim, i sëmurë etj., unë nuk e di. Por, një seancë sqarimesh është në të mirë të Ramës.

Opozita nëse ka bërë një gjë të mirë është denoncimi i pareshtur i korrupsioneve dhe ka një besueshmëri të elektorati. Edhe disa institucione i kanë vërtetuar këto korrupsione. Marrim rastin e inceneratorëve. Kur disa çështje dalin në një gjykatë amerikane, siç është fakti i tanishëm nga një metaforë të fortë dhe mendoj se është mundësi e mirë për rritur reputacionin e saj. Kjo mund të çojë në tensione të larta asociale në rrugë”, tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb