TIRANE

Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet u mblodhën sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në ditën e 14 të protestës së tyre, banorët bllokuan rrugën dhe shprehen se nuk do lejojnë të prishen banesat e tyre pa marrë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ një nga banorët u shpreh se do mbrojë me armë pronën e tij që e ka në proces legalizimi që prej vitit 2006.

“Ne kërkojmë nga qeveria dhe bashkia që të merren vesh me ne. Ky është mundi dhe djersa jonë. Ai na quan nazistë. Ne nuk jemi të ardhur nga hëna, por jemi banorë të këtij qyteti. Ne nuk jemi të jashtëligjshëm dhe kemi nisur një proces legalizimi për banesat tona që prej vitit 2006. Ka ardhur koha që gota u mbush. Këtu do vdesim sepse nuk kemi ku shkojmë. Do mbroj pronën  time me armë. Ata vjedhin taksat tona”- thotë banori. Në mbështetje të banorëve janë edhe disa deputetë të opozitës.

Y6uh7jhjn
Y6uh7jhjn

Në një kohë që sot skadon afati i vendosur nga ARRSH për nisjen e prishjes së banesave, protestuesit kanë marshuar drejt makinerive të kompanisë që pritet të nisë punimet për ‘Unazën e Re’. Banorët kanë paralajmëruar se nesër në orën 11:00 do zhvillojnë një protestë tjetër pa afat. Ata kanë paralajmëruar se nuk mbajnë përgjegjësi për makineritë e kompanisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb