TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur ndër të tjera në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 për zgjedhjet lokale të qershorit si dhe kandidatët e PS.

I pyetur nëse do të rikonfimrohet kandidatura e Vangjush Dakos në krye të bashkisë së Durrësit pas akuzave të opozitës për lidhje me Avdylajt dhe blerje votash, Balla tha se po bëhet vlerësimi për gjithe kryebashkiakët e PS dhe punën e tyre.

Balla u shpreh se edhe nëse nuk konfirmohet Dako, ai do japë kontributin e tij për Durrësin dhe PS.

“Ne kemi nisur një proces vlerësimi prej prillit të vitit të kaluar të kryetarëve në 35 bashki ku PS qeveris. Nga gjithë ky proces analize jemi në një fazë ku kemi vlerësuar se cilët janë ata që mund të marrin një mandat tjetër. Unë ndaj mendimin se Sotiraq Filo në Korcë ka bërë një punë të mirë. Dako është prej vitit 2007 në krye të bashkisë së Durrësit dhe ky qytet ka njohur një transformim të thellë, por në momentin e duhur do të jetë vetë Dako dhe struktura e PS Durrës dhe PS që do vendosë. Edhe nëse nuk do ishte në krye të bashkisë, kjo nuk e pengon që ai të vazhdojë aktivitetin e tij në mbështetje të zhvillimit të Durrësit. Sa i përket bashkisë së Elbasanit, është e sigurt që do vazhdojë ta drejtojë PS”- tha Balla.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb