Ndërsa të shumtë janë zërat së Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pritet të krijojë parti të re në Kosovë, e të tërheqë pas vetes shumë figura të njohura nga radhët e LDK-së, vjen reagimi i Ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu.

Ai shprehet se deri tani LDK-në s’ka mundur ta ndajë askush, e aq më pak Vjosa Osmani.

Veliu gjatë një vizite që ia bëri Komunës së Gjilanit në një konferencë për media tha se askush nuk mund ta ndajë LDK-në, mirëpo nga LDK-ja mund të ndahen individ, kushdo qofshin ata.

Sipas tij, Osmani me punën dhe veprimet ka kohë që nuk është pjesë e LDK-së, por siç tha ai, ajo vetëm fizikisht ka qenë pjesë e saj.

“Në LDK deri tash historikisht është treguar që nuk mund ta ndaj askush, por nga LDK mund të ndahen individ kushdo qofshin ata. Mirëpo LDK-ja është vështirë të ndahet. LDK-ja është parti tepër e organizuar, me histori tepër të gjatë të veprimit. Është parti politike që iu ka qëndruar shumë stuhive dhe besoj që nuk mund ta ndaj askush LDK-në, e aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK-së. Ajo ka kohë që me punën dhe veprimet e saj është jashtë LDK-së, por vetëm me trup ka qenë në LDK deri tash”, ka thënë Veliu.

kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq, e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me LVV-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: