GREQI

Një shqiptar me rrezikshmëri të lartë kriminale në Greqi u arrestua pasi ishte larguar nga burgu më 24 prill të 2019.

Ai u arrestua të shtunën pasdite teksa është dënuar me 21.8 vite burg nga Gjykata e Athinës për tregti droge, vjedhje, armë pa leje, falsifikim dokumentesh e vepra të tjera penale.

Në prill të 2019 shqiptari mori leje 6-ditore nga burgu i Domokosë dhe nuk u kthye më. Ai u arrestua në Pirgo të Ilias, ku në makinë iu gjet një kallashnikov dhe 30 plumba. Sipas Policisë greke, ai ishte nisur për të kryer një grabitje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb