TIRANA

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e terroristit të ISIS Komron Zukhurov drejt Gjermanisë.

Zukhurov ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ”BalkanWeb” se 24- vjeçari nga Taxhikistani do ekstradohet për në Gjermani.

Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundretj 40 mijë dollarëve shpërblim.

Kushti i vetëm i këtij ekstradimi është që Zukhurov mos ekstradohet në vendin e tij, Taxhikistan, pasi avokati i tij Asllan Dogjani ka thënë se ai është keqtrajtuar dhe dhunuar nga regjimi diktatorial i vendit aziatik duke shpërndarë edhe foto nga shenjat e trajtimit të dhunshëm që i kanë bërë aty 24- vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb