Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimit francez nga Kuvendi maqedonas.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, pra në BE.

“Do kthehemi në shtëpi!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.

Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë.

Shqipëria po bëhet.

Edhe për inat të tyre.

Edhe për të mirën e tyre dhe të gjithëve.

Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë!”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: