Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme. Mësohet se sot në mesditë humbi jetën në aksident tragjik një 17 vjeçar shqiptar, me banim në ishullin Kefalonia.

Bashkë me 3 shokë të shkollës, shqiptarë dhe grekë, vendosën të bëjnë një shëtije me makinë, pas shkollës. Fatkeqësisht, shoferi humbi kontrollin e automjetit në rrugën Lasi të zonës Argostoli, makina u kthye përmbys dhe mori flakë menjëherë.

Tre të rinjtë dolën menjëherë, pa lëndime ndërsa 17 vjeçari Fabio nuk arriti të hiqte rripin e sigurimit në sediljen e pasme ku e përpinë flakët. Fabio 17 vjeçar jetonte prej vitesh në ishull me nënën, ndiqte liceun profesional për shkenca kompjuterike dhe priste me padurim pas mbarimit të maturës të studionte e punonte në Londër, siç rrëfehej shpesh tek miqtë e tij.

Në mbarë ishullin janë të shokuar nga aksidenti tragjik që mori jetën e të riut për të cilin të gjithë kishin fjalë e përshtypjet më të mira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb