Mario Balotelli po mbyll sezonin e dytë në Francë me shifra për t’u vlerësuar por ashtu siç është lajmëruar edhe më parë italiani do të largohet nga Nice, pasi në fund të sezonit i përfundon kontrata.

Në një prononcim të dhënë për “calciomercato.com”, Balotelli ka treguar se e duan shumë klube italiane.

“E ardhmja ime? Ekzistojnë shumë ekipe në Itali që më ndjekin, mund të them se mes tyre nuk ka Milan”,- është shprehur fillimisht Balotelli, që e ka bërë më pas të qartë se qëndrimi te Nice në Francë është diçka thuajse e pamundur. “Pothuajse është e sigurt që nuk do rri, edhe pse akoma nuk jam i qartë. Me shumë mundësi do të jetë sezoni im i fundit këtu, edhe pse ka qenë viti im më i mirë në Francë”, -ka shtuar 27-vjeçari.

Gazetarët sigurisht që iu rikthyen edhe një herë mundësisë së rikthimit të tij te Milan. Për këtë opsion ‘Super-Mario’ u shpreh qartë: “Nuk ka shanse”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb